Dizajneri i njohur Alex Hogrefe ka ideuar një plan tepër interesant duke ndërtuar shtëpinë e tij në mes të disa shkëmbinjve të mëdhenj, por që shtëpia e tij është krejtësisht e varur.
Megjithëse ende po punon me planin e tij, shtëpia ka filluar të duket përrallore.
Në fakt ajo nuk është shtëpi e mirëfilltë, pasi më shumë duket si një apartament luksoz që ka përballë valët e detit.
Apartamenti i tij ndodhet në bregun islandez në mes Atlantikut dhe Arktikut, dhe po ashtu ka pishinë gjigante në çati.
“Unë zgjodha një pamje për të rrëmbyer horizontin, por edhe për të dëgjuar shkëmbinjtë teksa goditen nga valët e detit”, është shprehur Alex.
Edhe pse është aktualisht vetëm në fazën e projektimit, vendbanimi i tij modern do të jetë një vend unik ku çdo kush do e kalonte tërë jetën në të. /Albeu/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/