Vritet një shkabë në Kukës, e fundit në Shqipëri

Vritet një shkabë në Kukës, e fundit në Shqipëri

93
0
Shares

Një qytetar ka denoncuar sot vrasjen e një shkabe të rrallë në Kukës

“Është vrarë para 2 muajsh në një fshat të Kukësit. Nuk e di, nuk kam informacion nëse është shpend i rrallë, apo jo?! Gjithsesi me vjen keq kur shikoj kafshë të rralla që vriten nga gjuetia e pakontrolluar!”, shkruan denoncuesi, për Shqip.

Nga fotografia, shpendi në fjalë ngjan si një shqiponjë.

Redaksia jonë u lidh me ekspertët, të cilët thanë se bëhet fjalë për një shkabë, e cila është në zhdukje në të gjithë botën. “Ne e dinim që shkabat nuk ekzistonin më në Shqipëri, pasi ishin zhdukur. Ardhja e saj këtu do të ishte një lajm shumë i gëzuar, por vrasja përbën një krim. Ndoshta ajo ka ardhur që të ndërtojë një fole ”, thanë ekspertët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY