“Ne jemi gati, po ju a jeni gati?”, është përfundimi i letrës që Rama i ka nisur sot Bashës, një përfundim provokativ dhe i pandershëm pas të paktën 36 ftesave që ka bërë ndaj mazhorancës kreu i PD, sic tha Berisha.
Megjithatë Rama ka skicuar edhe modelin e tryezës i cili do të jetë i ngjashëm me atë të nivelit të lartë Shqipëri-BE ku palë në tryezë janë përfaqësues të të gjitha forcave politike.
Tryeza nuk do të ketë një temë të vecantë diskutimi dhe nuk do të përjashtojë asnjë temë diskutimi.
Para se të niste letrën Kryeministri duket se ka nisur edhe dhuratën për tek shefi i opozitës. Ka hequr dorë nga mandati i dy deputetëve të mazhorancës, Rakip Suli dhe Valentina Leskaj. Të dy deputetët kanë deklaruar sot vullnetin e tyre për të shkuar në Kushtetuese.
Një ditë më parë Rama deklaroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte vetëm për rastin Kokëdhima, por paragrafi që flet për mandatet e diskutueshme të deputetëve nuk lë hapsirë për llogjikën e Ramës. Është i patejkalueshëm. Vendimi është për cdo rast.
Por përvec mandateve të deputetëve Rama ka ende rrugë për të bërë që kushtet e dialogut të krijohen. Mazhoranca duhet të lejojë zhvillimin normal të komisioneve hetimore dhe të nisë pa vonesa zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/