Një tjetër shpërthim i mundshëm është njoftuar sotn në aeroportin “Landvetter” të Suedisë kështu raportojnë mediat lokale. Ndërkohë informacione të tjera thonë se një skuadër anti-eksploziv e policisë po punon në zonë dhe se dy çanta të dyshimta janë gjetur në aeroport.
Alarmi për bombë është dhënë mëngjesin e sotëm dhe policia menjëherë është vënë në gatishmëri duke vendosur trupa në zonat më të dyshuara. Disa orë më vonë, dy çanta plastike të dyshimta janë gjetur në sallën e brendshme, e cila menjëherë u boshatis dhe u rrethua nga policia. Sipas Forex Live, bëhet fjalë për një shpërthim të kontrolluar të dy çantave të dyshimta, që është kryer nga autoritetet.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/