Harron qiriun ndezur, banesa merr flakë; vdes 61-vjeçari nga Poliçani

Harron qiriun ndezur, banesa merr flakë; vdes 61-vjeçari nga Poliçani

66
0
Shares

Një zjarr ka shpërthyer paraditen e sotme në një banesë, në lagjen “Kalluç” të Poliçanit. Si pasojë e kësaj, ka gjetur vdekjen shtetasi K.Z, 61 vjeç.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, nga të cilat ka rezultuar se viktima K.Z., jetonte prej kohësh i vetëm në banesë.

Nga këqyrja e trupit nuk u konstatuan shenja dhune dhe nga kryerja e autopsisë rezultoi se shkaku i vdekjes ka ardhur si pasoj e mbytjes nga tymi, asfiksi dhe më pas ka ndodhur edhe djegia e trupit.

Nga këqyrja e banesës rezultoi se zjarri ka rënë si pasoje veprimeve të pakujdesshme të vetë të dëmtuarit, i cili ka qenë përdorues alkooli dhe mund të ketë lënë të ndezur ndonjë qiri. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme, për ngjarje aksidentale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY