CNN: Këtu ka myslimanë që vdesin për Amerikën

CNN: Këtu ka myslimanë që vdesin për Amerikën

348
0
Shares

Shqipëria, një vend mysliman që e do Amerikën! Është ky titulli i një shkrimi publikuar nga CNN, ku trajtohet deri diku me habi marrdhënia miqësore që Shqipëria, një vend me shumicë myslimane, ka me Shtetet e Bashkuara, që nuk ka një reputacion të mirë në vendet e botës islame.

Shkrimi mban autorësinë e Frida Ghitis, korrespondente e CNN për çështjet ndërkombëtare. Shqipërinë e etiketon si vendin ballkanik me shumicë myslimane, në një rajon që shpesh ka qenë sinonim i trazirave politike, është një model i bashkëjetesës ndërfetare. Dhe është njëkohësisht një nga vendet më pro-amerikane në botë.

Ndër të tjera ajo shkruan se “Në këto kohë të dëshpëruara, kur terroristët islamikë vrasin fëmijët e krishterë dhe nënat e tyre të dielën e Pashkëve në Lahore, në Pakistan; kur një kandidat amerikan për president kërkon të ndalë muslimanët që hyjnë në Amerikë; kur terroristët në Bruksel kanë vrarë me dhjetëra vetë; kur mundësia e bashkëjetesës fetare duket e pamundur, ekziston një vend që mund të rikthejë besimin tek e ardhmja: Mirë se vini në Shqipëri!”.

Admirim, respekt dhe mirënjohje është përgjigjja e qytetarëve të Tiranës kur i kërkon një mendim për Shtetet e Bashkaura. Opinion, – sipas saj – shqiptarëve mund t’u marrësh edhe për kandidatët në garën presidenciale amerikane, ku shqiptarët shfaqen më entuziastë për Hillari Klintonin sesa për Donald Trampin, të cilin në shumë raste e konsiderojnë egoist, të çmendur, por në disa raste edhe të zgjuar.

Admirimi i shqiptarëve vjen si rezultat i kontributit, që Shtetet Bashkuara të Amerikës kanë dhënë për Shqipërinë në arenën politike globale për më shumë se 1 shekull. Shqiptarët ranë në dashuri me Shtetet e Bashkuara në vitin 1919, kur ish-presidenti Udrou Uillson u bë shkak që planet e Serbisë, Greqisë e Italisë për ndarjen e trojeve shqiptare të paraqitura në Konferencën e Paqes në Paris, të dështonin.

Kjo është edhe arsyeja që në Tiranë, Uillsonit i është ngritur një monument në sheshin që mban emrin e tij, shkruan CNN. Më pas përmendet edhe ndihma që administrata e ish-presidentit Klinton u dha shqiptarëve të Kosovës për t’i larguar nga kthetrat e Serbisë. Paralelisht përshkruhen dhe pritjet prej “rockstar” që iu janë bërë sekretarëve të shtetit nga Xhejms Bejker tek Xhon Keri.

Por marrëdhëniet e ngushta me Shqipërinë, nuk e kanë penguar Uashingtonin të flasë haptazi për një vend që është i zhytur në probleme, si korrupsioni.

Në këtë aspekt, Shtetet e Bashkuara kanë fituar një autoritet moral, duke i shndërruar fjalët në vepra. Në të vërtetë, rrënjët e dashurisë së shqiptarëve për Shtetet e Bashkuara, janë tek integriteti me të cilin ka vepruar Amerika, duke i dalë në krah popullit shqiptar, për të mbrojtur standartet demokratike dhe duke mos i bërë të pendohen për ndihmën që u dha në rifitimin e lirisë – thuhet në shkrimin e CNN.abcnews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY