Biznesmeni Avni Ponari u rizgjodh sërish sot për të tretën herë si kryetar i Federatës Shqiptare të Basketbolit.
Ne fjalen e tij z. Ponari citoi” Me votebesimin tuaj gjej motivimin per te shperblyer besimin e dhene”.
Përbalël tij në garë ishte basket bollisti i njohur Agim Fagu.
Asambleja ka votuar sot edhe për përbërjen e Komitetit të ri Drejtues, prej nga kanë dalë edhe 6 anëtarët e rinj të tij.
Në përfundim të procesit të votimit fitues është shpallur Ponari, i cili ka marrë 35 nga 52 votat e vlefshme, kundrejt 17 votave të marra nga rivali i tij.
Duke folur pas votimit, përtej rezervave që kishte, kandidati Fagu e ka uruar rivalin e tij, duke i kujtuar të mbajë premtimet e bëra gjatë fushatës.
Ndërsa biznesmeni Ponari, i cili merr një mandat të 3-të në krye të basketbollit shqiptar, e ka hedhur vështrimin drejt 4 viteve të ardhshme.
Ndërkohë, anëtarët e rinj të Komitetit Drejtues do të jenë Ilir Taflaj, Edera Alibegaj, Korab Llazani, Vasil Shaka, Juel Jarani dhe Dritan Mema.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/