Takimi me Hahn, Basha: Pa dekriminalizimin demokracia dhe integrimi seriozisht të rrezikuara

Takimi me Hahn, Basha: Pa dekriminalizimin demokracia dhe integrimi seriozisht të rrezikuara

56
0
Shares

Qëndrimi i opozitës është që pa dekriminalizim të politikës, demokracia shqiptare është e rrezikuar. Kështu është shprehur kreu i PD-së, Lulzim Basha pas takimit me eurokomisionerin për zgjerimin, Johannes Hahn.

Kreu i PD­së, Lulzim Basha, ka ritheksuar se nuk mund të ketë dialog me shumicën nëse ajo nuk reflekton lidhur me kërkesat e opozitës; zbatimin e vendimit të Kushtetueses, si parakusht i dialogut dhe dekriminalizmin e politikës. Sipas Bashës, Rama i ka vënë tritolin shtetit ligjor, demokracia është në rrezik dhe shteti në vdekje klinike. Deklarata e Bashës u bë në një prononcim për mediat, pas takimit me komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Europian Johannes Hahn. “Prania e Komisionerit është një rast i shkëlqyer për të shkëmbyer .
lulzim basha hahn me te tjuere

Dy vjet më parë PE u investua për të zgjidhur një situatë kriminale në parlamentin e Shqipërisë për shkak të personave që ka sjellë Rama aty dhe sot, për shkak të moszbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, pamundësisë së opozitës për të mbikqyrur qeverinë përmes komisioneve hetimore, sot, dy vite më vonë, jemi në të njëjtën situate. Ligji për dekriminalizimin që u miratua në minutat e fundit, nuk arriti të shmangë kandiminin e bashkiakëve me rekorde kriminale si në Kavajë, Krujë, Këlcyrë etj dhe përsëri ka mbetur peng i Edi Ramës. Javët e ardhshme mbetet vendimtare që të shihet nëse do t’i zbatojë ato”­ tha Basha.

Sipas Bashës, dy vjet më vonë, vendi nuk ka bërë asnjë hap para në raport me integrimin dhe ka bërë shumë hapa pas drejt një regjimi të dhunshëm ndaj qytetarëve dhe opozitës dhe përgatitet të prishë zgjedhjet si e vetmja rrugë që të mbajë pushtetin. “Kërkova mbështetjen e SHBA më parë dhe sot të BE për të qëndruar për zbatimin e Kushtetutës, zbatimin e vendimeve të Kushtetueses si parakusht për dialogun. Ata që i tremben reformës në drejtësi janë ata që duhet të japin llogari për miliona eurot e zhvatura ndaj qytetarëve. Pa dekriminalizmin e politikës shqiptare, demokracia është seriozisht e rrezikuar dhe bashkë me të edhe stabiliteti i vendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY