Rama propozon tryezë politike të nivelit të lartë: Vendimi i GJK vetëm...

Rama propozon tryezë politike të nivelit të lartë: Vendimi i GJK vetëm për një deputet

69
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka propozuar sot një tryezë dialogu të nivelit të lartë mes mazhorancës dhe opozitës ndërkohë që pret nga PD heqjen e kushtëzimeve për të vijuar me reformën në drejtësi.

Kryeministri Rama tha se reforma në drejtësi nuk duhet kushtëzuar me cështje të tjera duke theksuar se afatet janë plotësuar deri tani ndërsa është casti PD të jetë gati dhe të finalizohet procesi.

Rama ka komentuar edhe kërkesën e PD lidhur me dy deputetë të mazhorancës që Parlamenti nuk i dërgoi në Kushtetuese. “Nuk duhet kushtëzuar me cështje të tjera reforma në drejtësi. Lidhur me gjykatën kushtetuese vendimi ishte lidhur me një deputet dhe se rasti i gjykuar nga Kushtteuesja nuk lidhte me dy deputetet e tjerë. E ftoj PD që të shkoj në Kushtetuese edhe në dy rastet e tjera dhe ne do ta respektojmë vendimin e gjykatës kushtetuese. Rastet mes deputetëve janë krejt të ndryshme”, tha Rama në konferencën e përbahskët me komsionerin për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn.

Më pas Rama tha se dialogu i nivelit të lartë nuk ka lidhje me dialogun politik për reformën në drejtësi.

“Lidhur me dialogun e lartë ne kemi eksperiencë dhe ne kemi të gjitha mundësitë për të dëgjuar dhe për të folur njëri me tjetrin. Nuk ka lidhje me diaolgun politk për refromën në drejtësi. Ai është një proces i mirëpërcaktuar që më parë i besuar tek ekspertët vendas dhe të huaj, përmes një gjithëpërfshirje të gjerë”, tha Rama.

“Unë jam i gatshëm ta përqafoj cdo ditë opozitën”, tha Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY