Përfundon mbledhja e departamenteve në PD, Edmond Spaho zbulon pjesë të programit

Përfundon mbledhja e departamenteve në PD, Edmond Spaho zbulon pjesë të programit

73
0
Shares

Ka përfunduar mbledhja e departamenteve në PD.
Në përfundim të saj, deputeti Edmond Spaho, ka zbuluar për mediat, pjesët kryesore, të cilat sipas tij, ka përfunduar programi i PD-së.
“Programi i PD për zgjedhjet e ardhshme ka përfunduar në linjat kryesore. Pikat kryesore të këtij programi janë nxitja e ekonomisë, gjenerimi i vendeve të reja të punës. Qëllimi i këtij programi është nxitja e ekonomisë, bujqësisë, turizmit, mjedisi, rritja e pagave dhe pensioneve, zhvillimi i arsimit etj. Vendi duhet të futet në rrugën  zhvillimit”, u shpreh Spaho.
Sipas tij shumë shpejt d të filloj prezantimi dhe konsultimi i ëktij programi me qytetarët dhe grupet e interesit.
“Faza e dytë, e cila do të fillojë javët e ardhshme, do të jetë prezantimi te grupet e interesit dhe qytetarët e programit dhe marrjen e ideve dhe propozimeve  prej tyre”, saktësoi Spaho.

Prononcimi i plotë i deputetit Edmond Spaho

“Siç ju njoftuam, patëm një mbledhje me drejtuesit e të gjithë departamenteve të Partisë Demokratike në lidhje me finalizimin e hartimit të programit elektoral të Partisë Demokratike. Tashmë mund të themi që pas një pune disa mujore dhe diskutimeve brenda grupeve që ishin ngritur për këtë qëllim, dhe diskutimeve me ekspertë të fushës, programi i Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare është i përfunduar në linjat kryesore. Objektivat e tij do të jenë që të nxisë ekonominë e vendit në mënyrë që gjenerojmë vende pune, të mund t’i jepet një impuls sa më i madh ekonomisë me synimin e tërheqjes së investimeve të huaja, uljen e taksave, krijimin e hapësirave sa më të mëdha për punësim dhe zhvillimin e degëve të tilla të rëndësishme si bujqësia, turizmi, mjedisi. Programi synon reduktimin e varfërisë, rritjen e pagave dhe pensioneve, në mënyrë që vendi të futet në rrugën e zhvillimit dhe rritjes së mirëqenies për të gjithë qytetarët shqiptarë. Në javët e ardhshme ne do të vazhdojmë me fazën e dytë për prezantimin e të gjithë pjesëve të programit, tek grupet e interesit, tek qytetarët, për të marrë ide dhe sugjerime të tjera finale, të cilat do të bëjnë të mundur paraqitjen e një varianti përfundimtar për zgjedhjet e ardhshme parlamentare”.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY