Ministria e Mjedisit: Bashkia nuk ka sjellë asnjë projekt për këndin e...

Ministria e Mjedisit: Bashkia nuk ka sjellë asnjë projekt për këndin e lojërave

82
0
Shares

Ministria e Mjedisit, e kontaktuar nga ABC News, bëri të ditur se ajo nuk ka dhënë asnjë leje për projektin e bashkisë së Tiranës në Parkun e Liqenit, pasi ky institucion nuk i ka paraqitur asnjë projekt të tillë. Ministria e Mjedisit, e drejtuar nga lësëisti Lefter Koka, shtoi se nëse është e vërtetë, siç pretendon bashkia, se po ndërtohet një kënd lojërash, atëherë institucioni i drejtuar nga Erion Veliaj është në të drejtën e tij të vijojë punimet.
Por burime të ABC News bënë të ditur se, sipas ligjit për mjedisin të vitit 2011, projekti i Bashkisë së Tiranës te Liqeni nuk ka statusin e një këndi lojërash por të një parku tematik. Për këtë të fundit, shtuan të njëjtat burime, është e detyrueshme që Ministria e Mjedisit, të nxjerrë – para se të nisin punimet – aktin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe mendohet se është pikërisht kjo arsyeja për të cilën 3 ministra të LSI-së, mes të cilëve edhe ai i Mjedisit, Lefter Koka, nuk kanë firmosur lejen e Këshillit Kombëtar të Territorit për projektin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY