Krujë, “mesazh” me lëndë plasëse banesës së një personi me precedentë penalë

Krujë, “mesazh” me lëndë plasëse banesës së një personi me precedentë penalë

59
0
Shares

Foto Ilustruese

Polica e Krujës ka bërë të ditur se një sasi lënde plasëse është hedhur në banesën e një personi të njohur, si me precedentë penalë. Sipas policisë, mësohet se veç disa dëmeve material, nuk ka dëme në njerëz. Ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës dhe ende nuk është identifikuar autori dhe motivi i mundshëm.
“Më datë 29. 03. 2016, rreth orës 01:56, në fshatin Greps, Nikel, Krujë, një person i paidentifikuar, ka hedhur një sasi lënde plasëse e llojit artizanal, në afërsi të banesës së shtetasit Roland Tema, 36 vjeç.
Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale, ku është thyer një xham i mjetit tip Fuoristradë ML, me targa AA 510 CB, në pronësi të Temës, i parkuar në afërsi të banesës.
Roland Tema është person me precedentë penalë të mëparshëm.
Efektivat e Policisë, po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë vendore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY