FOTOT & EMRAT/ Dekriminalizimi, përzgjidhen prokurorët dhe oficerët që do gjurmojnë krimet...

FOTOT & EMRAT/ Dekriminalizimi, përzgjidhen prokurorët dhe oficerët që do gjurmojnë krimet e zyrtarëve

76
0
Shares

Madrid Kullolli

alfred progonati

Alfred Progonati

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka zgjedhur stafin e strukturës së dekriminalizimit që është ngritur së fundi në Prokurorinë e Përgjithshme, për të verifikuar pastërtinë e figurave politike dhe të punësuarve në administratën e lartë shtetërore.
Në krye të kësaj strukture, raporton shqiptarja.com, mësohet se do jetë prokurori Alfred Progonati. Ky bashkë me prokurorin Madrid Kullolli, do menaxhojnë të gjithë formularët dhe do kryejnë hetime të mëtejshme për të faktuar inkriminimin zyrtarëve të lartë me krimin dhe pastërtinë e figurës së tyre.
Kjo strukturë, do ketë mbështetjen edhe të një Oficeri të Policisë Gjyqësore, ku sipas burimeve mësohet të jetë Albert Muça, si dhe dy specialistëve të tjerë juridikë dhe një specialisti IT. Struktura është ngritur me vendim të kryeprokurorit Adriatik Llalla, menjëherë pas hyrjes në fuqi të ligjit kundër dekriminalizimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY