Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dy mujori i parë 2016, eksportet bien 6.1 %

29/03/2016
Dy mujori i parë 2016, eksportet bien 6.1 %
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ulja e çmimeve të naftës e mineraleve dhe dalja nga tregu e Kurum zhysin eksportet shqiptare. Shpresa kthehet sërish te industria me material porositësi, që si avantazh kryesor ka krahun e lirë të fuqisë punëtore. Struktura aktuale e eksporteve, të varura nga krahu i lire i punës dhe konjuktura ndërkombëtare e çmimeve nuk premton asgjë pozitive të paktën për këtë vit…

Dy muajt e parë të këtij viti kanë qenë tepër të dobët për eksportet shqiptare. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, për periudhën janar-shkurt 2016, shitjet jashtë vendit arritën në gati 34 miliardë lekë, me një rënie prej 6.1% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Efektin kryesor në këtë rënie e kanë shënuar “mineralet lëndët djegëse dhe energjia”, por dhe grupet e tjera, me përjashtim të tekstile e këpucë dhe produkteve ushqimore.
Eksportet e tekstile e këpucëve janë grupi që po shënon ecurinë më të mirë në këto muaj të parë të vitit. Ky grup u rrit me 20%, duke përmirësuar ndjeshëm ecurinë në raport me vitin e kaluar. Industria me material porositësi është kthyer sërish në sektorin më të rëndësishëm të eksporteve shqiptare, me 51% të totalit, një rritje e ndjeshme në raport me vitin e kaluar, kur zinin 40%. Gjithsesi, industria me material porositësi, si avantazh kryesor ka krahun e lirë të fuqisë punëtore dhe rritja e kostove rrezikon ta bëjë dhe këtë sektor jo konkurrues në afatin e mesëm.
Grupi i “minerale, lëndë djegëse dhe energji”, që deri në fund të 2014-s udhëhoqi rritjen e eksporteve dhe u bë më i eksportuari, me gati 40% të totalit, është tkurrur ndjeshëm në muajt e parë të 2016-s, duke vijuar tendencën rënëse për të dytin vit radhazi. Sektori është tepër i varur nga konjuktura ndërkombëtare. Rënia e çmimeve të naftës dhe mineraleve e ka prekur ndjeshëm industrinë nxjerrëse. Ky grup ra me 47%, në vetëm 4.3 miliardë lekë, duke përbërë vetëm 13% të totalit të eksporteve. Ecuria pritet e dobët, për sa kohë që nafta (Bankers Petroleum është kompania me ndikimin kryesor) do të vijojë të jetë afër 40 dollarëve për fuçi në tregjet ndërkombëtare.
Grupi tjetër më i madh, ai i metaleve dhe materialeve të ndërtimit ka rënë me 28% për dy mujorin, në 4.1 miliardë lekë. Në shkurt Kurum, prodhuesi më i madh i metaleve në vend dhe eksportuesi i dytë më i madh pas Bankers shpalli falimentin.
Eksportet e “pije, ushqime e duhan” vijuan tendencën pozitive, duke u rritur me 38% në 3.1 miliardë lekë, ndonëse mbeten të ulëta për të kompensuar rënien e grupeve të mëdha.
Në rënie, me 25%, janë eksportet e “makineri pajisje e pjesë këmbimi”, që vitin e kaluar shënuan një lulëzim të vërtetë. Edhe prodhimet e drurit dhe letrës, edhe ky një grup pozitiv deri në pjesën e parë të 2015 kanë qenë me rënie 7.5%.
Struktura aktuale e eksporteve, të varura nga krahu I lire i punës dhe konjuktura ndërkombëtare e çmimeve nuk premton asgjë pozitive të paktën për këtë vit.
eksportet-2016

eksportet-2015

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

Spiropali përshëndet humbjen e mikut të Ramës në zgjedhje, paralajmëron edhe Ramën

13/04/2026
VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

12/04/2026
Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

12/04/2026
Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

Spiropali përshëndet humbjen e mikut të Ramës në zgjedhje, paralajmëron edhe Ramën

13/04/2026
VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

12/04/2026
Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

12/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.