VIDEO/Lulzim Basha: Policët në protestë me armë në brez, rrëmbyen edhe Cim...

VIDEO/Lulzim Basha: Policët në protestë me armë në brez, rrëmbyen edhe Cim Babasin

80
0
Shares

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot se ka rënë shteti ligjor nëpërmjet ndërtimit të paligjshëm, arrestimit,dhunës arbitrare. Nuk është fjala vetëm për disa mijëra metra katrorë gjelbërim por për dhunën dhe respektimin e shtetit ligjor.

“Ne dënojmë dhunë e sotme ndaj opozitës, prania e policëve me armë në brez, policë pa shenjë identifikues, urdhri për dhunë nga Edi Rama”, deklaroi Basha.

Askush nuk jep llogari për paligjshmëri, tha ai. Qytetari burgoset me njëmijë lekë të vjetra ndërsa vetë ka vjedhur 700 milionë.

Kryetari i PD-së i kërkoi prokurorisë të hetojë rastin. “Prokuroria e ka denoncimin që prej një muaji për parkun e paligjshëm por nuk ka nisur procedura cfarë e vë atë në një pozitë të keqe”, tha Basha.

Basha dënoi arrestimin e Cim Babasit duke e konsideruar atë rrëmbim nga ana e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY