SHIFRAT/ Azilkërkuesit shqiptarë “kapin” vendin e parë edhe në Holandë

SHIFRAT/ Azilkërkuesit shqiptarë “kapin” vendin e parë edhe në Holandë

60
0
Shares

Shqiptarët janë grupi më i madh me kërkesa për azil në Holandë në dy muajt e parë të këtij viti. Është ky lajmi që vjen nga Ministria e Brendshme e Holandës, e cila konfirmon se në muajt janar dhe shkurt, 480 shtetas shqiptarë kanë paraqitur kërkesat e tyre për azil në organet kompetente. Zyrtarët holandeze thonë se ky fluks i lartë është i pakuptimtë, pasi Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta dhe shanset që qytetarët e saj të përfitojnë azil janë zero. Ndërkohë, gjatë vitit të shkuar 795 shqiptarë aplikuan për azil, teksa prej tyre u pranuan vetëm katër persona.
Personat me shtetësi shqiptare përbëjnë grupin më të madh që ka kërkuar azil në Holandë gjatë dy muajve të parë të këtij viti, teksa në organet kompetente holandeze janë depozituar në total 480 kërkesa.
Autoritetet në Holandë gjykojnë se ky fluks është i pakuptimtë sepse Shqipëria bën pjesë në listën e vendeve të sigurta dhe se shanset që qytetarët e saj të përfitojnë azil janë zero.
Ministria e Brendshme holandeze thotë se dalja e Shqipërisë në vend të parë për nga numri i kërkesave është ndikuar edhe nga ulja e numrit të emigrantëve që vijnë nga Lindja e Mesme si pasojë e mbylljes së kufijve të Ballkanit.
Gjatë vitit të shkuar, në Holandë u pranuan vetëm katër azilkërkues shqiptarë, ndërkohë që janë refuzuar plot 795 kërkesa të tjera.
Për mediat është prononcuar edhe kryetari i Këshillit Koordinues për Shqiptarët në Holandë, Zeku Shehu, i cili ka deklaruar se shqiptarët nuk bëjnë dallim midis azilit dhe emigracionit.
Ai shton se ata emigrojnë për një jetë më të mirë dhe se e vetmja gjë që shpresojnë është që të gjejnë një punë.
Qeveria holandeze ka komunikuar në muajin janar se shumë shpejt do të vendosë në dispozicion linja të veçanta avionësh për të deportuar sa më shpejt qytetarët shqiptarë në vendin e origjinës.
Deri më tani gjë e tillë nuk ka ndodhur. Që prej janarit të vitit 2015, 385 azilantë shqiptarë kanë pranuar që të kthehen vullnetarisht në Shqipëri.
Atyre iu është paguar një biletë avioni si dhe u është dhënë një shumë parash prej 200 eurosh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY