Opozita rrethon Drejtorinë e Policisë, ministria bllokon informacionin

Opozita rrethon Drejtorinë e Policisë, ministria bllokon informacionin

40
0
Shares

Protestuesit e Partisë Demokratike kanë bllokuar sot në mesditë rrugën para Drejtorisë së Policisë. Ata kërkojnë lirimin e të ndaluarve gjatë protestës te Liqeni. Ndërsa kreu i PD-së, Lulzim Basha ndodhet brenda ambienteve të Drejtorisë së Policisë duke kërkuar informacionet dhe leje për të takuar të shoqëruarit. Ndërsa mësohet se, Policia ka shoqëruar të ndaluarit me akuzën e kundërshtimit të forcave të Policisë dhe prishjes së qetësisë publike.

Në përfundim të protestës te Parku i Liqenit, forcat e Policisë kanë bërë shoqërimin e shumë pjesëmarrësve mes të cilëve dhe ish-deputeti Ndiçim Babasi. Bashkë me kreun e PD-së të degës nr. 5 në kryeqytet, Policia ka shoqëruar dhe 30 persona të tjerë.

Prej disa orësh nuk ka asnjë informacion nga Drejtoria e Policisë. Deputetët Edi Paloka, Gent Strazimiri dhe Albana Vokshi thanë se drejtori i policisë është zhdukur duke bllokuar cfarëdo informacioni për të arrestuarit. Deputetja Vokshi tha se një i ri në qelitë e policisë është në gjendje të rëndë ndërkohë që denoncoi dhunë policore ndaj vajzave dhe grave në momentin e arrestimit të tyre në një lokal bashkë me ish-deputetin Babasi.

Ndërkohë që ministria e Brendshme dhe Bashkia e Tiranës njoftojnë për 3 policë të lënduar gjatë protestave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY