Ka reaguar edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha lidhur me protestën tek liqeni dhe deklarimit te Kryeministrit Edi Rama ne mbrojtje te betonizimit te Parkut.
“Kokoshi 200 milione, politikani me i pasur i Europes ne vendin me te varfer te saj – sipas mediave amerikane – betonizuesi i Tiranes ne 11 vite, sot del haptasi si ideatori i betonizimit te parkut. Sa milione euro rryshfet ka marre nga oligarket kete rradhe? Kerbac e burg per qytetaret, milionat per vete duke shkelur kushtetute e ligj”, deklaron kryetari i PD-së.
Ndërksa kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka i cili ndodhet në protestë dënoi dhunën që po përdor policia gjatë protestës. Ai kërkoi nga policia dhe shtetit të respektojnë Kushtetutën. Paloka tha se policët janë në mbrojtje të krimit dhe të shkeljes së ligjit dhe se ata do të përgjigjen për sjelljet e tyre.
Deputeti i PD th ase opozita është këtu në mbështetje të qytetarëve ndërkohë kërkoi nga Prokuroria të niste sa më shpejt procedimin e ndërtimit të Parkut. “Veliaj deklaroi se nuk do tëkishte beton dhe prerje pemësh por sot të gjithë e shohin betonin pa fund dhe pyllin e shkatërruar”, tha Paloka.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/