Trajnerja e fitnesit dhe modelja Chontel Duncan nga Brisbane, Queensland, Australi ka lindur një djalë, i cili po mahnitë infermieret.
Chontel Duncan u bë hit në rrjetet sociale ku edhe pse shtatzënë, për shkak të ushtrimeve të vazhdueshme, ajo arriti që të ketë një formë të përkryer të trupit.
Dhe të premten, ajo i dha jetë një foshnje djalë, të cilin e emëroi Jeremiah.
“Vogëlushi i shëndetshëm, që nuk ka asnjë problem shëndetësor, është shumë i fuqishëm sa që ka mahnitur stafin këtu me fuqinë e tij në krahë dhe qafë”, shkroi Duncan në Instagram afër fotografisë me të porsalindurin e saj.
Sipas Duncan, vogëlushi ka mahnitur infermieret me fuqinë e tij, fuqi kjo e cila mund t’i ketë ardhur si pasojë e ushtrimeve të Duncan gjatë shtatzënisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/