Basha mbledh grupin dhe kryesinë: Protestat do të vazhdojnë, aksioni do shoqërohet...

Basha mbledh grupin dhe kryesinë: Protestat do të vazhdojnë, aksioni do shoqërohet me mosbindje civile

56
0
Shares

Partia Demokratike shprehet e vendosur të vijojë protestat kundër ndërtimit të parkut të lojërave te liqeni. Kreu i PD-së, Lulzim Basha mblodhi mbrëmjen e sotme Kryesinë dhe grupin parlamentar, për të vendosur lidhur me aksionin e opozitës.
Objekt diskutimi në këtë mbledhje ishte kursi politik i opozitës, pas përplasjeve të sotme me policinë në protestën kundër këndit të lojërave për fëmijë te Liqeni Artificial.
Në mbledhjen me dyer të mbyllura mësohet se është vendosur që protesta e demokratëve të vijojë, ndërsa aksioni do të shoqërohet me mosbindje civile.
Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi se beteja e demokratëve nuk është betejë për një park apo për një pemë, por betejë për vendosjen e shtetit ligjor.
Përplasja e sotme ka qenë e ashpër, ku nuk mungoi edhe dhuna e policisë bashkiake dhe atë të shtetit ndaj protestuesve. Policia shoqëroi sot dhjetëra aktivistë të PD-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY