Prokuroria plotëson dosjen e Valent Nallbatit

Prokuroria plotëson dosjen e Valent Nallbatit

76
0
Shares

Prokuroria e Korçës dërgon për gjykim kërkesën ndaj drejtorit të Shëndetit Publik, Devoll, Valent Nallbati, si edhe inxhinjerit Panajot Pilani, të dy të akuzuar për fallsifikim të dokumentave dhe shpërdorim detyre, pasi, në vitin 2015, kanë realizuar procedurë fiktive për rikonstruksionin e godinës së institucionit, për punime të cilat ishin kryer në vitin 2011.

Hetimi ndaj të pandehurve është zhvilluar fillimisht me masën e sigurimit “arrest në burg”, e cila u ndryshua nga Gjykata e Apelit në “detyrim për paraqitje”.

Nga hetimi i Prokurorisë së Korçës, i cili nisi në bazë të informacioneve të mbërritura pranë saj, në mënyrë të përmbledhur, ka rezultuar se:

Godina e Drejtorisë së Shëndetit Publik Devoll, është rikonstruktuar në mënyrë të plotë në vitin 2011, dhe mbikqyrës punimesh ka qënë pikërisht shtetasi Panajot Pilani. Pavarsisht këtij fakti, në momentin që ka marrë detyrën dhe në vazhdim shtetasi Valent Nallbati, ka kryer një sërë punimesh, rikonstruksioni në këtë godinë, nëpërmjet punonjësve të vetë këtij institucioni.

Megjithse kjo godinë dhe ambientet e jashtme të saj janë të rregulluara më së miri, shtetasi Valent Nallbati, ka bërë kërkesën për çelje fondi dhe ka nisur një procedurë prokurimi, krejtësisht të panevojshme, për të kryer punime të cilat dukshëm janë të kryera.

I pyetur si person nën hetim shtetasi Valent Nallbati, ka pretenduar se punimet që do të kryheshin nëpërmjet kësaj procedure prokurimi, janë të ndryshme nga ato që janë kryer më parë. Ky pretendim vjen në kundërshtim të hapur me provat e grumbulluara gjatë hetimit dhe me gjëndjen faktike të objektit në fjalë. Kështu referuar preventivit të përpiluar dhe process-verbalit të kqyrjes së objektit, rezulton se zërat e parashikuara në preventiv, janë të njëjta, me ato punime që janë të kryera në objekt dhe sipas specifikimeve të parashikuara.

Kështu në preventiv dhe në formularin e propozimit të projektit, është parashikuar ndërtimi i një ambjent parkimi, garazh, me shtresë betoni, me profile metalike dhe me mbulesë plastike për të pasur një fuksion sa më praktik dhe me kosto të ulët (shih formularin e proposimit të projektit). Referuar kqyrjes së jashtme të këtij objekti ky ambjent parkimi, është I ndërtuar në mënyrë identike sikurse parashikohet në formularin e propozimit dhe në preventiv.

Referuar preventivit dhe formularit të propozimit të projektit, parashikohet ndërtimi I kolonave në portën hyrëse dhe veshja e pllakave tranventine, duke I përshkruar në mënyrë të detajuar sikurse kanë qënë në objekt në momentin e hartimit të formularit dhe për më tepër ashtu sikurse janë edhe sot.

Po kështu referuar zërave të preventivit, konstatohet se janë parashikuar 8 kosha statikë, po aq sa edhe janë (në gjëndje shumë të mirë), 2 projektorë (po aq sa janë të vendosur). Parashikohet 7 shtylla dekorative me nga dy ndriçues fener, sikurse janë specifikuar, rezultojnë se janë në ambientet e jashtme. Parashikohen stola druri shlodhës, sikurse janë në objekt, etj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY