Policia e Shkodrës, 5 milionë lekë për informatorin e atentatit

Policia e Shkodrës, 5 milionë lekë për informatorin e atentatit

57
0
Shares

Policia e Shkodrës ka vënë një shpërblim për cdo njoftim lidhur me plagosjen e biznesmenit Berhan Vishnja dy ditë më parë në Shkodër.

Atentati ndodhi ne Zdrale afer disa dyqaneve ne pornesi te Vishnjes dy dite me pare.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shkodrës është angazhuar maksimalisht me të gjitha kapacitetet e saj, duke angazhuar specialistët dhe ekspertët më të mirë për të zbardhur ngjarjen (plagosjen) e ndodhur në mëngjesin e datës 25.03.2016 në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkodër, ndaj shtetasit me iniciale B. V. 56 vjeç.

Në këtë kontekst Policia e Shkodrës kërkon bashkëpunimin e komunitetit për të bërë të mundur zbardhjen sa më të shpejtë të kësaj ngjarje të rëndë kriminale.

Policia e Shkodrës vë në dispozicion 500.000 ( pesë qind mijë ) lekë të rinj për çdo informacion të vlefshëm që çon në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Sigurojmë anonimatin për çdo shtetas që do japë info të saktë në numrin e Cel: 069 41 02 060 dhe në numrin pa pagesë 129.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY