Ndodhë edhe kjo, Kombëtarja humbet fluturimin për në Luksemburg

Ndodhë edhe kjo, Kombëtarja humbet fluturimin për në Luksemburg

66
0
Shares

Transferta austriake ka rezervuar një surprizë të hidhur për Kombëtaren Shqiptare, që ka humbur avionin për në Luksemburg, me të cilin do të përballet këtë të martë.

Kuqezinjtë, pas humbjes 2-1 me Austrinë zhvilluan dhe një seancë të fundit stërvitore në këtë vend në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele përpara se t’i drejtoheshin aeroportit të kryeqytetit austriak. Kohëzgjatja më shumë sec duhej e seancës, por dhe trafiku i ngarkuar bëri që Kombëtarja të mbërrinte më vonë sesa orari i parashikuar për kryerjen e check in.

Një pjesë e futbollistëve arritën të kalojnë kontrollin doganor, por pjesa tjetër mbeti e bllokuar si pasojë e radhëve të gjata në pikat e kontrollit.

Këto vonesa bënë që kombëtarja të mos arrinte dot fluturimin e programuar në orarin e drekës. Gjithsesi Kombëtarja shqiptare zgjodhi të udhëtojë për në Luksemburg në një rrugë alternative, duke udhëtuar drejt aeroportit të Frankfurtit duke qenë se ky qyet nuk gjendet larg vendit ku do të luhet ndeshja jonë.

Ndërkohë që nga Frankfurti drejt Luksemburgut ekipi udhëtoi me autobus për 2 orë për të mbërritur vetëm në mbrëmje në këtë vend.

Kjo zgjedhje u bë për të evituar pritjet e gjata në aeroportin e Schëechat të Vjenës, që mund të krijonte dhe lodhje te futbollistët kuqezi duke qenë se avioni tjetër ishte parashikuar në orët e vona të mbrëmjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY