Ndeshja me Hungarinë, policia vendos karantinën në Elbasan

Ndeshja me Hungarinë, policia vendos karantinën në Elbasan

54
0
Shares

Policia e Elbasanit ka njoftuar për masat e marra lidhur ndeshjen ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve Shqipëri dhe Hungari e cila do të hënën në orën 20:00, në Stadiumin Elbasan Arena.

Njoftimi i policisë:
Më datë 28.03.2016:
Në orën 17:00, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit, deri në përfundim të ndeshjes.
-Nga Bulevardi “Kamber Sejdini”, duke filluar nga Kryqëzimi I romëve deri tek Kryqëzimi I tapetave në orën 17:00, nuk do të lejohet lëvizja dhe parkimi I mjeteve
-Parkimi I mjeteve për sportdashësit do të lejohet në rrugën e re të Romëve

Bëjmë me dije se hyrja e tifozëve do të fillojë në orën 18:00, me qëllim për të shmangur rradhët e gjata në hyrje për në Stadium.

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 200 punonjës policie, nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan.

Nuk do te lejohet marrja e femijëve të mitur pa u pajisur me biletë

Të gjithë tifozër që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:
a) sende të forta,
b) shishe (të çfarëdolloji)
c) fishekzjarre
d) monedha apo metale (të çfarëdolloji)
e) çelësa të ndryshëm
Në të kundert NUK do të lejohen të futen në stadium.

Në hyrje të stadiumit do të kontrrollohen të gjithë tifozët.

Të gjitha lokalet që ndodhen, përreth Stadiumit, nga ora 18:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes, të marrin masa të jenë të mbyllura.

Drejtoria Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 28 Mars lëvizjen e tyre me automjet brënda qytetit të Elbasanit, ç’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY