Horoskopi, 26 Mars 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 26 Mars 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

64
0
Shares

Dashi
Dita është e mirë për iniciativat financiare. Ju duhet të bëni një përpjekje për të krijuar një atmosferë harmonike duke filluar që në mëngjes. Në gjysmën e parë të ditës është e këshillueshme të bëni pazar. Gjysma tjetër e ditës, pavarësisht se është e diel mendoni një strategji për të diskutuar me shefin tuaj një rritje page. Është mirë që të çlodheni dhe të kujdeseni për veten.

Demi
Nëse jeni të interesuar në suksesin personal, është dita juaj. Mos humbisni kohën me gjera të kota, por zbatoni planin siç e keni menduar. Shumë nga qëllimet tuaja do të realizohen shumë shpejt. Pavarësisht dëshirës për të ecur përpara në karrierë, mos lini pas dore dhe njeriun tuaj të zemrës.

Binjakët
Një fillim i ri për çiftet që kanë kaluar një moment revolucioni dhe transformimi. Beqarët do të zhgënjehen nga largimi i personave interesantë dhe miqësorë. Në jetën profesionale duhet të punoni më shumë, që të shikoni një të ardhme të ndritur. Kujdes me ushqimet, ndiqni një dietë të mirë.

Gaforrja
Një rival ose rivale do të arrijë të prishë marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët do të takojnë persona që do t’i përdorin për favoret e tyre ndërsa më vonë do t’i braktisin. E zymtë duket e ardhmja juaj, e sidomos ana profesionale.

Luani
Personat që janë çift do të kenë mungesë dëshire ndaj partnerit, mungesë dashurie dhe shumë shpejt kjo gjë do t’ju hapë probleme. Beqarët do ta kuptojnë se kanë harxhuar kohë me persona të kotë. Bëni kujdes me shpenzimet, pas për pak kohë mund të ngeleni me xhepa bosh!

Virgjëresha
Është ditë e mirë për të rregulluar jetën tuaj personale, duke kaluar kohë me fëmijët tuaj, duke zgjeruar lidhjet tuaja, e mbi të gjitha kushtojini vëmendje njeriut tuaj të zemrës. Ju do ta kini të lehtë të arrini qëllimet tuaja, megjithatë duhet pak zgjuarsi.

Peshorja
Tregoni kujdes nga një person që ju qëndron pranë, por që është shumë egoist, pa rregulla e pa moral. Në aspektin e dashurisë nuk do të takoni personat e duhur. Mos merrni vendime sot. Me financat tregohuni të matur.

Akrepi
Çiftet do të ndihmohen nga harmonia dhe nga ambienti rrethues në të cilin jetojnë. Ndërsa beqarët do të kenë mundësi të takojnë persona simpatikë, të sjellshëm. Mendoni të ndryshoni ambientin e punës, ka ardhur koha ta bëni këtë.

Shigjetari
Dita do të karakterizohet nga kritika të vogla. Por kini besim në vetvete. Do të jeni në qendër të vëmendjes së njerëzve, madje edhe të atyre që dëshironi t’i keni shumë pranë. Është mirë të konsultoheni me një mjek për problemet shëndetësore të kohëve të fundit.

Bricjapi
Dashuria juaj do të bëhet më e fortë në këtë 27. Me gjithë biznesin tuaj, nëse keni, vazhdoni siç e keni nisur dhe do të korrni sukses. Nëse keni rregulluar çështjet tuaja si duhet, problemet e papritura janë të parëndësishme dhe nuk do të pengojnë rrugën e nisur.

Ujori
Çiftet do të kalojnë në krizë duke u zënë dhe duke u keqkuptuar. Beqarët do të kenë vështirësi për të “rritur” dashuri të reja ose do të takojnë persona me dyshime dhe pa vlera. Tregohuni më të matur në veprimet që do ndërmerrni.

Peshqit
Vuajtje dhe shqetësime, sepse dashuria juaj nuk do të jetë e pastër dhe e qetë. Beqarët do të hasin vështirësi nga më të ndryshmet ndërsa do të zhgënjehen nga ambienti ku jetojnë. Edhe në punë fati nuk është me ju.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY