Gjendet pa jetë në Aksin e Ujit të Ftohtë në Vlorë

Gjendet pa jetë në Aksin e Ujit të Ftohtë në Vlorë

237
0
Shares

Një person pa jetë është gjetur sot në aksin rrugor të Ujit të Ftohtë në Vlorë

Shërbimet e Policisë u njoftuan që në 6.20 të mëngjesit dhe shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.

Është konstatuar se:
Në aksin rrugor “Skelë – Ujë i Ftohtë”, pranë objektit “San Tropez” është gjetur një person i pajetë (i shtrirë) në anë të rrugës.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e tij dhe trupi i pajetë i përket shtetasit:
Ajet Seferi, 80 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia” Vlorë (i cili është dërguar në morgun e qytetit).

Gjatë hetimeve paraprake, dyshohet se ky shtetas mund të jetë goditur nga një automjet pasi në vendin e ngjarjes kanë mbetur shenja gomash dhe xhama të thyer të cilat i përkasin ndonjë mjeti.

Policia po punon për zbulimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY