Prokuroria e Përgjithshme i kërkon Kuvendit, Qeverisë dhe ministrisë së Drejtësisë rishikimin e disa paragrafëve të nenit 278 të Kodit Penal që ka të bëjë me armëmbajtjen pa leje.
Kjo kërkesë vjen pas Vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila, pasi shfuqizoi dënimet e rënda për armëmbajtjen pa leje në ambiente publike, ka krijuar një konfuzion ligjor në zbatimin e këtij neni në praktikë.
Po kështu kërkohet të korrigjohet dhe gabimi material për masën e dënimit i cili është shkruar 50 vjet burg, një masë dënimi më e lartë se ajo që parashikon ligji për dënimin me burgim për krime.
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, në shkresën drejtuar institucioneve kryesore, shprehet se, “pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi dhe me shtesat që i janë bërë nenit 278 të Kodit Penal me ligjin 135/2015, gjykojmë se është e nevojshme ndërhyrja legjislative për të plotësuar dispozitën në mënyrë që të shmanget çdo keqinterpretim në zbatimin e saj në praktikë”.
Letra vijon, “Vlerësojmë se ka nevojë të rishikohen edhe paragrafët 1 e 2 të këtij neni, pasi shtimi i paragrafit të dytë me ligjin 135/2015 përmban edhe prodhimin si elementë të anës objektive të veprës penale, ndërkohë që prodhimi parashikohet shprehimisht dhe si element i vetëm i anës objektive në paragrafin e parë. Po kështu vërehet një gabim material në masën e dënimit në paragrafin e dytë, deri në pesëdhjetë vjet, e cila është një masë dënimi më e lartë se ajo që parashikon ligji për dënimin me burgim për krime. Ne vlerësojmë se një paragraf i vetëm do të ishte më i përshtatshëm duke korrigjuar masën e dënimit”.
Prokuroria e Përgjithshme kërkon që të ushtrohet iniciativa ligjvënëse për të plotësuar dhe korrigjuar dispozitën duke respektuar arsyetimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese në caktimin e dënimit përkatës.
Pjesa e gafës së Kodit Penal
Për më shumë mund të lexoni edhe …
Gafa në Fletoren Zyrtare, gjysmë shekull burg për një armë pa leje
/web/Gafa_ne_Fletoren_Zyrtare_gjysme_shekull_burg_per_nje_arme_pa_leje_15962_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/