Policia e shtetit si zakonisht edhe këtë herë ka nisur nëpër medija komunikatën për shtyp, e së bashku me të edhe disa foto nga operacioni i antidrogës i koduar “Agimi” nga i cili u sekuestruan 27 kg kanabis dhe u arrestuan 6 persona.
Por një detaj i rëndësishëm ishte në foto të cilin e ka vënë re gazetari Bledi Mane. Fotot kanë kapur edhe orën që mbante në dorë një polic, te cila sipas gazetarit kanë cmimet paksa të kripura. Sipas tij minimum që mund të kushtojë një orë e markë së tillë është 18 mijë euro. Kështu vihen përballë dy realitete rroga e ulët e policëve dhe një orë aq të shtrenjtë që nuk mund të blihet me ato të ardhura, por ja cfarë shrkuan Mane:
KUR TE RRITEM DUA TE BEHEM POLIC!
Sot u nderrua ora ndaj dhe lajmin per oren e kemi.
Keto dite policia ka bere namin ne aksionet per sekuestrim drogerash. Vecanerisht vetem dje jane kapur rreth 250 kg hashash. Por si ne cdo aksion spektakolar patjeter ana e humorit te hidhur nuk mungon me policet tane. Diku dekonspirojne, diku nxjerrin foto prostitutash, diku dhunojne para kamerave e po para kamerave nje nga punonjesit e Antidroges ne Tirane tregon hapur edhe oren e tij te shtrenjte. Hublot, oret ekskluzive zviceriane prodhohen ne nje numer te limituar çdo vit. Cmimet e tyre ne varesi te modelit fillojne nga 18.000 deri ne 300 mije dollare. Polici qe shikoni ne foto (edhe ne videon zyrtare te aksioneve) duhet te jete tepelenas qe s’fidon kaq hapur fukarrallekun tone dhe e ka fiksim te mburret me kete dhurate te shtrenjte.
A nuk ia vlen te behem polic kur te rritem?
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/