FOTO/ Ekstradohet nga Italia vlonjati i dënuar me 25 vjet për vrasje

FOTO/ Ekstradohet nga Italia vlonjati i dënuar me 25 vjet për vrasje

119
0
Shares

Është ekstraduar st nga Italia një i dënuar për vrasje.
Burime nga Interpol Tirana, bëjnë të ditur se është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë, Klaidin Bitraj.
Të njëjta burime saktësojnë se Bitraj është dënuar nga gjykata e Shkallës së Parë e Vlorës, me 25 vjet burg, për veprën penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim”.
Klaidin Bitraj, i datëlindjes 12. 01. 1974, në bashkëpunim me Sh. B., kanë vrarë V. M.

 

Njoftimi i Policisë

Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Milano/Itali, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar:
Klaidin Bitraj, 42 vjeç, lindur në Vlorë.
Shtetasi Klaidin Bitraj, është arrestuar nga autoritetet policore Italiane në bashkëpunim me Interpol Tirana me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi:
Gjykata e Rrethit Vlorë me vendimin Nr. 83 dt. 08. 03. 2006 e ka dënuar me 25 vite burg, (lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Vlorë) për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 e 278/4 të Kodit Penal.


Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur
Në datën 29.01.2004, në qytetin e Vlorës, Klaidin Bitraj së bashku me shtetasin Sh. B, kanë qëlluar me armë zjarri duke i shkaktuar vdekjen shtetasit V. M.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën/Itali, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

klaidin bitraj, skeda

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY