Gramoz Ruci në rrezik nga Koco Kokëdhima

Gramoz Ruci në rrezik nga Koco Kokëdhima

59
0
Shares

Goditja që i bëri Gramoz Ruci deputetit Koco Kokëdhima përmes mandatit që ia dërgoi në Kushtetuese, edhe pa dijeninë paraprake të Kokëdhimës është kompensuar më pas në kurriz të Sekretari të Përgjithshëm të PS.

Statuti i PS i cili parashikonte që Sekretari i Përgjithshëm të zgjidhej nga Kongresi ka ndryshuar një ditë para Kongresit duek ia lënë në dorë Asamblesë së re Kombëtare zgjedhjen e tij.

“Statuti i partisë i hartuar nga krahët e djathtë të Gramozit, Fatmir Xhafa dhe Taulant Balla parashikonte që ai të zgjidhej Sekretar i Përgjithshëm i PS nga kongresi. Por në minutat e fundit, krahu kundërshtar me të, ka lobuar tek Rama (mendohet i frymëzuar nga Kokëdhima) që kjo gjë të mos ndodhte”, shkruan lapsi.al duke iu referuar një zyrtari të lartë anonim në PS.

“Dhe në fakt ka ngjarë e pabesueshmja, neni i statutit për sekretarin e përgjithshëm është ndërruar në shtypshkronjë. Në vend ta parashihte zgjedhjen nga kongresi ai e ka ndryshuar atë duke e bërë të zgjedhshëm nga asambleja. Po kështu, në momentet e fundit është hequr nga statuti edhe kushti i vjetërsisë 5 vjeçare si anëtar i PS për t’u zgjedhur në këtë post”, thotë i njëjti burim.

Vetëm kur është njohur me këtë, pabesi të çasteve të fundit, Gramoz Ruçi është xhindosur dhe ka shpërthyer në kongres, ndoshta duke u besuar zërave se vërtet Kokëdhima aspiron edhe “de jure” vendin e nr 2 në PS.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY