FOTO/ Tiranë, fati shpëton biznesmenin vlonjat, eksplozivi i vendosur në makinë nuk...

FOTO/ Tiranë, fati shpëton biznesmenin vlonjat, eksplozivi i vendosur në makinë nuk shpërtheu

58
0
Shares

Fati ka shpëtuar një qytetar vlonjate, ndërsa eksplozivi i vendosur në makinën e tij, nuk ka shpërthyer.
Sipas burimeve të drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, mësohet se, më datë 24. 03. 2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit, sepse në rreth orës 07:30, te “Liqeni i Thatë”, shtetasit Vasil Bedina, 44 vjeç, banues në Vlorë, në automjetin e tij tip “Mercedes Benz”, në pjesën e poshtme i kanë vendosur një objekt të dyshuar si lëndë eksplozive, e llojit C-4, në masën 450 (katërqind e pesëdhjetë) gr.
Nga veprimet hetimore rezultoi se lënda eksplozive nuk është shpërthyer për arsye të paqarta, pasi kapsolla detonatore e vendosur brenda lëndës plasëse ka bërë eksplodim.


bombe ekploziv 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY