DETAJE & EMRAT/ Aksidenti në Gosë, identifikohen tre viktimat dyshohet për një...

DETAJE & EMRAT/ Aksidenti në Gosë, identifikohen tre viktimat dyshohet për një viktimë të katër

57
0
Shares

Pas informacionit për aksidentin e rëndë të ndodhur në Gosë të kavajas,identifikohen tre viktimat, ndërsa dyshohet se mund të jetë edhe një viktimë e katërt, i cili mund të ketë rënë në kanalin me ujë, pasi ka dalë nga automjeti.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:16, në Gosë të Kavajës, pranë karburant “Mancaku”, ku mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues mjeti shtetasin V. K., ka dalë jashtë rruge dhe ka rënë në një kanal me ujë, në brendësi të mjetit kanë qenë edhe dy shtetas të tjerë. Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën të tre shtetasit që udhëtonin në këtë mjet, V. K., 27 vjeç, M. K., 32 vjeçe dhe K. Ç., 22 vjeç.
makina9Informacionet e para paraprake, bëjnë të ditur se automjeti i cili ka dalë nga rruga, është një “Volksëagen” tip “Golf” me targa AA 958 HY.
Po ashtu mësohet se automjeti drejtohej nga 27 vjeçari Virion Kamberi, dhe në të udhëtonin edhe Matilda Kule, 32 vjeçe dhe Kejdi Çepaxhiu 22 vjeç, të tre viktima, nga Fieri.
Nga hetimet paraprake dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY