Viza amerikane/Ish-polici Ajet Zeqaj do ikte në SHBA

Viza amerikane/Ish-polici Ajet Zeqaj do ikte në SHBA

56
0
Shares

Ajet Zeqaj kishte vendosur të ndahej përfundimisht me problemet që mund të kishte qoftë në Shqipëri e qoftë në Francë. Ish-polici 41 vjeçar kishte nxjerrë vizë në Ambasadën amerikane në Tiranë dhe pas një jave, nga dita kur u qëllua për vdekje, kishte datën për t’u larguar nga Shqipëria. “Policia ka dyshime se fakti që Ajet Zeqaj kishte nxjerrë një vizë amerikane dhe brenda pak ditësh do të udhëtonte drejt SHBA, tregon se ai po i largohej ndonjë problemi të mundshëm që mund të kishte jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Francë”, sipas panoramaës.

Por ndërkaq pikërisht ky fakt mund të ketë nxitur atentatin e tij. Largimi në SHBA është kuptuar si largim përfundimtar dhe persona me të cilët Zeqaj kishte probleme kanë pasë vetëm një shans se si mund ta ndalnin apo ndëshkonin, ta vrisnin.

Dyshimet e grupit hetimor janë se Zeqaj mund të jetë përfshirë në ndonjë veprimtari të paligjshme në Francë, ku jetonte prej disa vitesh. Por gjithashtu po hetohet edhe pista e konflikteve për shkak të borxheve që ai u kishte disa personave këtu në Shqipëri. Burimet thanë se gjatë ditëve në vijim pritet që të merret në pyetje motra e tij, Liljana, tek e cila ai qëndronte sa herë që vinte në Tiranë.

Deklarimet e saj ende nuk janë marrë për shkak të gjendjes shumë të rënduar emocionale pas vrasjes së të vëllait.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY