Një video e publikuar në Youtube tregon një avion Boeing 737 me pasagjerë në bord që vihet në lëvizje nga era e fuqishme teksa qëndronte në pistë, në aeroportin e Siberisë.
Videoja është xhiruar përmes një telefoni nga ekuipazhi i aeroportit, të cilët kanë raportuar incidentin e ndodhur në aeroportin e Alykel, që më pas është mbyllur për të shmangur incidente edhe më të rënda për shkak të motit ekstrem.
Boeing 737 peshojnë rreth 40 tonë kur janë të boshatisur dhe rreth 70 tonë kur janë të mbushur me pasagjerë, çka e bën ngjarjen edhe më të pabesueshme. /Shqip
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/