PROSTITUCIONI VIP, EMRAT/ Policia jep detajet, sa kushtonin prostitutat e arrestuara

PROSTITUCIONI VIP, EMRAT/ Policia jep detajet, sa kushtonin prostitutat e arrestuara

84
0
Shares

Policia e Tiranës ka dhënë detaje rreth arrestimit për prostitucion të dy vajzave, tre tutorëve të tyre si dhe 2 klientëve të rastit.

Njoftimi i policisë:

Sot më datë 24.03.2016, nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë mbas një hetimi 9 mujor u bë e mundur të finalizohet Operacioni “Mustang”, për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prostitucionit”, parashikuar nga neni 114/2 dhe 113 i Kodit Penal.

Si rezultat, janë arrestuar në flagrancë dhe ndaluar shtetasit:

1. Nik Gjonikaj 1968, lindur ne Laç dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Prodhim, shitje të narkotikëve”.

2. Melsi Mita, 1964, lindur dhe banues në Tiranë, i pa dënuar më parë.

3. Besnik Manka, i.1981, lindur dhe banues ne Tirane, I pa denuar.

4. Aureta Boja, 1989, lindur në Elbasan dhe banuese në Tiranë.

5. Bledian Nurja, .1984, lindur dhe banues në Tiranë, i pa dënuar më parë.

6. Domenika Doko, dt1992, lindur dhe banuese në Tiranë, e pa dënuar më parë.

7. Hajredin Sula,1979, lindur dhe banues në Tiranë .

Shtetasi Nik Gjonikaj në bashkëpunim me shtetasit Besnik Manka dhe Bledjan Nurja , sipas porosive të klientëve me qëllim prostitucioni siguronin vajza të ndryshme për këtë aktivitet kriminal kundrejt pagesës.

Pikërisht në datë 23.03.2016 ora 21:00 u dokumentua që shtetasit e mësipërm kanë ndërmjetësuar që shtetaset Domenika Doko dhe Aureta Boja të kryejnë prostitucion me shtetasit Melsi Mita dhe Hajredin Sula.

Pagesa për çdo rast prostitucioni varionte nga 100 euro ora deri në 300 euro për qëndrim për një kohë më të gjatë dhe paratë ndaheshin me tutorët e tyre të sipërpërmendur.

Aktiviteti i mësipërm kryhej në hotele të ndryshme të Tiranës të cilët do të procedohen nga Policia për vënie në dispozicion të ambienteve për ushtrim prostitucioni.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prostitucionit”, parashikuar nga nenet 113 dhe 114/2 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY