PD: Drejtësi që bën drejtësi për të çuar në vendin që meriton...

PD: Drejtësi që bën drejtësi për të çuar në vendin që meriton të korruptuarin Taulant Balla

51
0
Shares

PD ka akuzuar sot deputetin socialist Taulant Balla si një shpifës të certifikuar, i cili si një bastun i Edi Ramës është një abuzues me pushtetin.
PD shpreh garancinë se d të luftojë për drejtësi që bën drejtësi për të çuar në vendin që meriton edhe të korruptuarin Taulant Balla
“Shpifësi i certifikuar zyrtarisht, T. Balla, kreu dhe sot shërbimin e langoit për shefin e tij, duke sulmuar opozitën me trillime e gënjeshtra siç di ai.
Ky abuzues me pushtetin, ky bastun i Edi Ramës që e ka emrin pas qindra emërimeve në administratë e poste kyçe, në tatime e dogana, në burgje e në komisione, që e ka emrin pas dhjetëra tenderave, pas dhjetëra licencimeve, që ka emrin pas shumë vjedhjeve që i bëhen sot parave të shqiptarëve, lehu dhe sot aty ku mbllaçit çdo ditë llokmat e korrupsionit.
Një drejtësi larg kontrollit të Edi Ramës do ta kishte vënë atë para ligjit, për shumë afera, për lidhjet e tij kriminale, për trafikun e laboratorin e drogës, si ai i Xibrakës.
Kakaris ky shpifës sot, pikërisht se padroni i tij ka në dorë drejtësinë.
Partia Demokratike dhe qytetarët e vendit do të luftojnë dhe po luftojnë për të sjellë në vend pikërisht drejtësinë që bën drejtësi, që çon aty ku e kanë vendin të korruptuarit si T. Balla”, thuhet në deklaratën e PD-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY