Nishani i përgjigjet Berishës për shkrirjen e Parlamentit

Nishani i përgjigjet Berishës për shkrirjen e Parlamentit

58
0
Shares

Presidenti shqiptar shpreh ngushëllimet për ngjarjet në Bruksel, në zyrat e delegacion it të BE, në Shqipëri.
Në përfundim të vizitës në zyrat e këtij delegacioni, Presidenti Bujar Nishani e vlerësoi këtë si “mundësinë e shprehjes së solidaritetit dhe mundësinë e shprehjes së dhimbjes së qytetarëve shqiptarë ndaj ngjarjeve në Bruksel. Shpreha ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin e popullit shqiptar me familjet e viktimave popullin belg, dhe BE. Konfirmova qëndrimin e Shqipërisë dhe popullit shqiptar për të qenë palë e koalicionit të luftës kundër terrorizimit si edhe për të demonstruar kulturën e tij. Jemi të vendosur për ta përballuar këtë situatë terrori, asnjë akt terrori nuk d të na trembë e lëkundë ne dhe civilizimin e BE”, u shpreh midis të tjerave Presidenti.
Në përgjigje të interesimit të medieve, Presidenti sqaroi se nuk ka rrethana për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ndërsa vlerësoi punën dhe bashkëpunimin e strukturave ligjzbatuese në Shqipëri.
“Nuk ka rrethana në Shqipëri që kërkon mbledhjen e këshillit të sigurisë kombëtare. Agjencitë ligjzbatuese shqiptarë janë duke kryer detyrat dhe duke përmbushur misionin e tyre. Ka një rakordim midis institucioneve. Unë përshëndes punën e SHISH, të policisë kriminale dhe prokurorinë. Granatimi i sigurisë së qytetarëve shqiptarë është prioritet i prioriteteve”, u shpreh Nishani.
I pyetur për deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili kërkoi që Presidenti të konsultohet me juristë dhe të shkrij parlamentin, Nishani u shpreh se, “Detyrat e presidenti janë përcaktuar në Kushtetutë. Në cd rast e rrethanë presidenti d të respektojë kushtetutën”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY