Gjykata e Hagës jep 40 vjet burg për Karaxhiç; fajtor për krime...

Gjykata e Hagës jep 40 vjet burg për Karaxhiç; fajtor për krime ndaj njerëzimit

68
0
Shares

Gjyqtarët në gjykatën e Hagës ka dënuar me 40 vjet burg ish-liderin e serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiç, ndaj të cilit rëndonin akuza të shumëfishta.Në leximin e vendimit, gjykatësit e kanë shpallur Karaxhiç të pafajshëm për akuzën e genocidit, ndërsa e kanë shpallur fajtor për krime kundër njerëzimit në zona të ndryshme të Bosnjes, shfarrosje, shkelje të rregullave të luftës, etj.

Vetë Karaxhiç, aktualisht 70 vjeç, i mohoi akuzat e gjykatës. Ai argumentoi se, çdo mizori e kryer ka qenë veprim personal i disa individëve dhe jo të trupave nën urdhërat e tij. Të paktën 100 mijë persona humbën jetën gjatë luftës së Bosnjes, konflikt që zgjati rreth 4 vjet, deri në arritjen e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga SHBA në vitin 1995. Gjyqi, në të cilin Karaxhiç vetëpërfaqësohej, zgjaste prej 8 vjetësh

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY