Faqet e para të gazetave më të mëdha amerikane janë hapur pikërisht me këtë lajm. Komentet janë nga më të ndryshmet: Shumë lexues e komentues presin që presidenti Barack Obama të jetë në krye të detyrës, ndërkohë që Brukseli po digjej nga sulmet terroriste. Të tjerë thonë se presidenti nuk mund të bëhet komando dhe të kapë terroristët. Sikur të mos mjaftonte ky debat, një video e presidentit amerikan, Barack Obama duke kërcyer tango në Buenos Aires të Argjentinës, i ka dhënë akoma më shumë hov komenteve. Kandidatët republikanë, Donald Trump dhe Ted Cruz i kanë bërë thirrje atij të kthehet në SHBA për shkak të krizës së shkaktuar nga sulmet terroriste. Por Obama ka vijuar vizitën e tij dyditore në Argjentinë. Për nder të vizitës së tij, presidenti argjentinas, Mauricio Macri dhe Zonja e Parë, Juliana Aëada shtruan një darkë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/