Harrojeni Po dhe Mjeshtër Shifun, ky është Kung Fu Panda në jetën reale.
Ky ari panda u fotografua duke praktikuar lëvizjet e tij më të mira në karate.
Fotot e mahnitshme janë kapur nga fotografi Shingo Nakamura, nga Japonia, në kopshtin zoologjik “Ueno Zoo” të Tokios.
“Unë shkova në kopshtin zoologjik për të fotografuar pandën, por kurrë nuk e kisha imagjinuar që do të shihja diçka si kjo”, u shpreh 49-vjeçari Shingo.
“Ngjante aq bukur kur ecte në dy këmbë, madje në një foto ai duket sikur përpiqej të kapte ushqimin që ndodhej në shkop”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/