Vendimi i qeverisë, dokumentet që duhen për të kërkuar pronat. Hapet afati

Vendimi i qeverisë, dokumentet që duhen për të kërkuar pronat. Hapet afati

103
0
Shares

Këshilli i ministrave ka hapur procedurën për ato familje që nuk kanë pasur mundësi të kërkiojnë njohjen dhe kompensimin e pronave. Në vendimin e qeverisë përcaktohen dokumentet e reja të cilat duhet të paraqiten për pronat e krijuara para datës 7 prill 1939. Së pari pronarët ose trashëgimtarët duhet të plotësojnë një formular tip i cili është gjithashtu dhe një kërkesë e motivuar për të vënë në lëvizje ATP.

Formulari duhet të ketë dhe dokumentacionin shoqërues që janëa) dokumentacioni ligjor; b) dokumentacioni hartografik; c) vërtetime për përfitim nga dispozitat ligjore për ndarjen e tokës bujqësore. “Dokumentacioni ligjor përbëhet, sipas rastit, nga:dokumentacion hipotekor, kadastral, arkivor, vendimet e mëparshme të ish-Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Komisionit/ Komitetit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ish-ZRKKP-së, AKKP-së, dokumenti që vërteton heqjen ose marrjen e së drejtës së pronësisë nga shteti subjektit të shpronësuar, sipas akteve ligjore e nënligjore, vendimeve penale të gjykatave ose në çdo mënyrë tjetër të padrejtë që nga data 29.11.1944 apo dokumenti për pasuritë e paluajtshme të shtetasve shqiptarë, të krijuara përpara datës 7 prill 1939, të cilat janë sekuestruar sipas nenit 14, të ligjit nr.37, datë 13.1.1945, “Ligja e tatimit të jashtëzakonshëm për fitimet e luftës ose çdo dokument tjetër ligjor i lëshuar nga institucionet shtetërore i nevojshëm për zgjidhjen e drejtë të çështjes””, thuhet në vendim. Po ashtu duhet dokumentacioni hartografik actual. Në vendimin e qeverisë ATP I kërkohet të nisë shqyrtimin e dosjeve që janë ende pa vendim dhe njoftimin e subjekteve për plotësimin me dokumentet që mungojnë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY