Studim: Fëmijët që bëhen “yjet e internetit” në të ardhmen do të...

Studim: Fëmijët që bëhen “yjet e internetit” në të ardhmen do të kenë pasoja psikologjike

80
0
Shares

Ekzistojnë pasoja juridike, morale dhe psikologjike mbi fëmijën, i cili shpesh xhirohet dhe xhirimet e njëjta publikohen në YouTube duke i bërë ata “të famshëm”, thotë profesori John Oates
E përditshmja britanike “The Guardian” ka publikua një studim mbi temën e një numri të madh të fëmijëve të çilë në faqet e rrjeteve sociale, veçanërisht në YouTube bëhen “yje”, kjo për fajin më të madh të prindërve.

Ekzistojnë pasoja juridike, morale dhe psikologjike mbi fëmijën, i cili shpesh xhirohet dhe xhirimet e njëjta publikohen në YouTube duke i bërë ata “të famshëm”, thotë profesori për studimin e fëmijëve dhe të rinjve në Universitetin britanik në Departamentin për Etikë të Medieve, John Oates.

“Prindërit duhet të kenë kujdes se sa material është në dispozicion dhe nëse i njëjti mundëson që atë ta shohin njerëzit nga mbarë bota”, tha Oates.

Ai pohon se shumë fëmijë janë të ekspozuar në “torturë psiqike” pas xhirimit të video-klipeve të cilat janë publikuar në internet ose në televizion.
“Xhirimi i fëmijës i cili është vetëm dy apo tre vjeç mund të jetë për të shqetësim i madh, kur ai të bëhet 12 apo 13 vjeç dhe kur ai e kupton se aq shumë njerëz e kanë shikuar, kur ai ishte i vogël,” tha profesori Oates.

Për prindërit, thuhet se nuk është e nevojshme ndonjë “ngjarje e rëndësishme” ose reagimi i fëmijës për të bërë xhirimin e tij dhe për të vendosur atë në ndonjë nga rrjetet. Fëmijët xhirohen përderisa ndërrojnë veshjet, hanë, pinë, flenë, qeshin, qajnë …

Sipas profesorit, stresi emocional është vetëm një nga shumë pasojat e një fëmije i cili është i ekspozuar në mendimin publik, derisa ndjenjat më të theksuara që dëmton një fëmijë në rritje është mungesa e vetë-respekt, lodhja mendore, ankthi, agjitacioni, paniku dhe mungesa e përqendrimit apo gjumit.

Disa nga “yjet e internetit” të cilët epitetin modern e kanë “merituar”, kur ata ishin fëmijë janë këngëtarja amerikane dhe aktore Lindsay Lohan apo ylli i një filmi të shkollës së mesme “Home Alone”, Macaulay Culkin.

Sjellja e tyre gjatë jetës së tyre, sipas profesor Oates, probleme me alkoolin apo drogave, sjellja në publik dhe të tjerat, rrënjët e tyre i kanë në rininë e tyre, gjatë së cilës ata ishin “të njohur”.

Sjellja destruktive në rini, pohon Oates, nuk do të thotë gjithmonë dhe detyrimisht të jetë si pasojë nga popullariteti i një fëmije gjatë fëmijërisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY