Policia italiane: Avioni i Akërnisë ndodhet në Shqipëri

Policia italiane: Avioni i Akërnisë ndodhet në Shqipëri

55
0
Shares

Policia italiane ka hedhur dyshime se avioni i drogës së Akërnisë ndodhet ende i fshehur në Shqipëri.

Policia ka shpërndarë një foto të avionit i cili është i ngjashëm me atë të Riformatos që mbeti në rërën e Divjakës apo atij që u nis nga Sevasteri dhe u kap në Bari.
avion vl1

Madhësia e avionit krijon mundësi që të fluturojë ulët dhe të shmagë ndjekjen nga avionë më të mëdhenj.

Avioni ka mundësi të transportojë deri në 500 kg kanabis me një rrugë pasi lirohet nga sediljet e pasagjerit. Cmimi i transportit është i leverdisshëm për ata që angazhohen në këtë lloj trafiku. Një kg kanabis ka kosto transporit me avion rreth 400 euro.

Policia shqiptare ka shmangur deklarimet për rastin. Tre persona të arrestuar dy ditë më parë u liruan pasi nuk u gjet asnjë fakt që i lidhte ata me trafikun e drogës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY