PD: KQZ është dhënë me koncension, nuk lejon qytetarët të vendosin

PD: KQZ është dhënë me koncension, nuk lejon qytetarët të vendosin

53
0
Shares

Kreu i Departamentit të Mjedisit, Jamarbër Malltezi dhe kreu i Këshilltarëve të PD në Bashkinë e Tiranës Leonard Olli dënuan vendimin e KQZ për rrëzimin e tre kërkesave për referendum në Tiranë. “Sovraniteti i qytetarëve është dhënë për fat të keq me konçension, i është dhënë me koncesion klientëve të Edi Ramës dhe të Ilir Metës.

Për fat të keq vendimi i sotëm i KQZ-së ishte në përputhje të plotë me betonierët e klientëve të Edi Ramës dhe të Ilir Metës. Për fat të keq, u quajt, “Nuk është çështje e rëndësisë së veçantë”, tha Malltezi. Sipas tij me ndërtimet e parashikuara dhunohen të paktën 5 ligje dhe bëhet sikur s’është asgjë. “Kjo është shumë e turpshme, kjo është në kufijtë e të paimagjinueshmes që këtu sovraniteti në vend që të kalojë nga qytetarët kalon nga pushtat e shtetit, nga klientët e Edi Ramës dhe Ilir Metës”, tha Malltezi.

Duke komentuar vazhdimin e punimeve edhe sot, me makineri të rënda dhe me betoniere, kreu i Këshilltarëve të PD, Olli tha: “Të futësh me dhjetëra betoniere në sipërfaqen e Liqenit të Tiranës, të ndotësh ambientin, të betonizosh të vetmen mushkëri të gjelbër, e cila ka dhe përcaktime shumë të qarta për specifikat e saj dhe të pretendosh se nuk ka nevojë për leje mjedisore apo për studim mjedisor, është paradoksi më i madh”.

1 (3)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY