Ministria e Brendshme në alarm, nesër reshje të mëdha shiu dhe dëbore,...

Ministria e Brendshme në alarm, nesër reshje të mëdha shiu dhe dëbore, Vlora e Shkodra më të rrezikuara

58
0
Shares

Ministria e Brendshme ka paralajmëruar përkeqësimin e motit për ditën e nesërme. Në një deklaratë për mediat bëhet e ditur se situara më e keqe do të jetë në Shkodër Vlorë dhe në Korçë. Në njoftim shtohet se në zonat mbi 600 metër mbi nivelin e detit do të ketë reshje dëbore. “Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se gjatë dy ditëve në vazhdim pritet një përkeqësim i fortë i motit, që do të shoqërohet me ulje temperaturash dhe reshje intensive shiu dhe bore.

Sipas buletinit të Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) moti, në të gjithë territorin e vendit pritet të ketë reshje shiu, ndërsa në zonat mbi 600 metra mbi nivelin e detit, parashikohen edhe reshje bore.Në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Korçë parashikohet të ketë reshje më intensive se qarqet e tjera. Sipas udhëzimeve të dhëna, Zyrat e Emergjencave në bashkëpunim me Prefektin do të kontrollojnë gatishmërinë e forcave dhe mjeteve të subjekteve shtetërore dhe private në fushën e shërbimeve për komunitetin”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY