MANJANI/23 mijë ha, nis nga nesër kompensimi fizik i pronave

MANJANI/23 mijë ha, nis nga nesër kompensimi fizik i pronave

72
0
Shares

Nga nesër nis kthimi fizik i pronave të lira për ish-pronarët, tha ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Ai tha se janë 23 mijë ha tokë e lirë që janë gati për kompensimin fizik të pronave ndërkohë që nis edhe shpërndarja e 26 milionë dollare për kompensimin në para të ish-pronarëve.

11 mijë qytetarë që kanë aplikuar për AKKP por sot statusi i dosjeve është asgjë, që nesër fillon shkundja e tyre dhe analiza e tyre, tha Manjani duke rikthyer sërish në diskutim dosjet që kishin kaluar në afate proceduriale.

Për më tej ministri ka ofruar shanse të reja për ish-pronarët e pakënaqur.

“Kushdo që ka pretendim pë pronën duhej të paraqesë një kërkesë bashkë me 2 dokumenta. Është detyrë e agjencisë më pas të verifikojë pretendimin”, tha Manjani.

Ministri i drejtësisë ka lajmëruar ndërkohë se nga nesër nis edhe kthimi i parave për pronën e zënë pasi është siguruar rreth 70 për qind e fondit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY