Zhvillimi i tre referendumeve në tiranë për ndërtimet e reja pranë Universitetit Politeknik parkingjet nëntokësore dhe ndërtimit të këndit të lojrave në Parkun e Liqenit Artificial kanë ndarë në llogore shtatë anëtarët e KQZ-së. Pas debateve të forta, tre anëtarët të konsideruar të opozitës, Klement Zguri, Hysen Osmanaj dhe Pranvera Shtjefni kanë braktisur mbledhjen e KQZ-së. Ndërsa me anëtarët e mazhorancës është bashkuar dhe kryetarja e KQZ Lefterie LLeshi. Mes debateve anëtarët e mazhorancës kanë argumentuar se referendum cënon në vetvete buxhetin, ndaj dhe ai nuk mund të zhvillohet. Teksa është kërkuar që KQZ të shqyrtojë dhe objektin e kërkesës dhe jo të kalojë menjëherë në mbledhjen e firmave.
Nga ana e tij Klement Zguri është shprehur se KQZ është përballë shqyrtimit të kërkesës nëse kërkuese janë pjesë e listës së zgjedhësve dhe nëse e kanë argumentuar aplikimin për referendum. Pas kësaj, sipas tij, KQZ duhet të veprojë me paisjen e nismëtarëve me formularin për të mbledhur firmat e mbështetësve të referendumit. Megjithatë në votimin e kërkesës së parë kanë marrë pjesë të shtatë anëtarët e KQZ, ku me katër vota kundër referendumit dhe tre vota pro tij u rrëzua “Kërkesa e një grupi nismëtarësh për fillimin e procedurave, për zhvillimin e një referendumi në Bashkinë Tiranëpër çështjen“A jeni dakord që në territorin e Parkut Rinia të Bashkisë së Tiranës, të ndërtohet një parkim nëntokësor”?”.
Pas këtij votimi tre anëtarët e KQZ-së Zguri, Osmanaj dhe Shtjefni kanë braktisur mbledhjen. Zguri është shprehur se me këtë votim KQZ ka vërtetuar se vendimmarrjaështë marrë me koncesion nga një pakicë që janë partitë politike dhe nuk e pranojnë faktin që popullit të vendos këtë të drejtë duke ia marrë këtë ekskluziviteti qytetarëve. Nga viti 1991 deri më tani janë zhvilluar vetëm dy referendume një në vitin 1994 dhe një në vitin 1998.
Gjithësesi katër anëtarët e mbetur, Lefterie Luzi, Denar Biba, Edlira Jorgaqi dhe Gëzim Veleshnja kanë votuar kundër “Kërkesës së një grupi nismëtarësh për fillimin e procedurave, për zhvillimin e një referendumi në Bashkinë Tiranë për cështjen “A jeni dakordqë brenda Parkut të Liqenit në Bashkinë e Tiranës, në dy anët e Korpusit të Universitetit Politeknik, të ndërtohen objekte, qofshin këto edhe social-kulturore, universitare apo administrative?”. Katër anëtarët e KQZ kanë votuar kundër kërkesës për shoqërinë civile për ndërtimin e këndit të lojërave në parkun e liqenit Artificial.
Kjo nën argumentin se vendimi në këtë rast I takon Këshillit Kombëtar të Territorit dhe jo KQZ. Ndaj me 4 vota u vendosu kundër “Kërkesës së një grupi nismëtarësh për fillimin e procedurave, për zhvillimin e një referendumi në Bashkinë Tiranë përçështjen“A jeniqë të ndërtohet kënd lojrash duke betonizuar zemrën e Parkut të Liqenit në Bashkinë e Tiranës”?“
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/