Një muaj pasi vendosi uljen e çmimit për kompensimin e ish pronarëve, kryeministri Edi Rama ka deklaruar shkurtimin e procedurave për të kërkuar të drejtën e pronës. Në një deklaratë të dhënë në media, kryeministri Rama shprehet se vendi është në rrugën e zgjidhjes reale të problemit 25 vjeçar të pronës.” Për të gjithë ata të cilët për një arsye a një tjetër, nuk kanë pasur mundësi të aplikojnë për pronën e tyre, është krijuar një mundësi e re: Një kërkesë me vetëm dy letra.
Dy letra nga 30 që kërkoheshin deri më sot! Një dokument origjine dhe një hartë e pretenduar se ku gjendet prona. Në momentin që paraqiten këto dy letra dhe një kërkesë në Agjencinë e Trajtimin të Pronës, është barra e kësaj Agjencie, të verifikojë gjithçka duhet”, shprehet Rama. Megjithatë në procesin e kompensimit, në bazë të ligjit të ri, vlera e tokës do të jetë në bazë të çmimit të ri të miratuar prej qeverisë, por se cilësimi I tokës truall apo bujqësore do të merret për bazë viti në të cilin është shpronësua. Pra edhe nëse toka tashmë do të jetë truall, nëse në vitin kur e sekuestroi regjimi komunist ka qenë bujqësore, pronari do të kompensohet për tokë bujqësore.
“26 mijë vendime, të dhëna ndër vite të tëra me radhë nga Agjencia e Kompensimit të Pronave dhe të bëra kapicë në labirinthin e padrejtësive e të korrupsionit me pronën, do të vlerësohen me një çmim.23 mijë hektarë tokë bujqësore është në dispozicion si fond kompensimi fizik për të gjithë ata pronarë, toka e të cilëve është e zënë. 11 mijë qytetarë të Republikës së Shqipërisë që kanë aplikuar dhe janë zvarritur ndër vite për pronën e tyre, nga nesër do të kenë informacion publik në faqen zyrtare online të Agjencisë së re të Trajtimit të Pronës”, shprehet Rama duke bërë të ditur dhe vendimin për shkrirjen e AKKP dhe nisjen nga puna të Agjencisë së re.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/