Efektivët e policisë së Laçit të cilët kanë qenë dëshmimtarë të përplasjes për lagunën e Patokut mes fisit Cala dhe deputetit të mazhorancës Armando Prenga kanë dhënë dëshminë e tyre në gjykatë përsa i përket rrjedhës së ngjarjes. Shefi i krimeve të komisariatit të Kurbinit Ylli Vata, dhe efektivët e policisë Agim Vathaj, Gjon Kola e Lutfi Hima kanë dëshmuar se nuk e kanë parë deputetin Prenga në konfliktin e zhvilluar jashtë komisariatit të policisë. Po ashtu ata janë shprehur se gjatë sherrit janë dëgjuar të shtëna kallashnikovi por dhe pistolete.Policët dëshmuan se nuk kishin arritur të merrnin dot kallëzimin e Gjok Calit në komisariat për shkak se jashtë komisariatit nisën krisma armësh.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/