Byroja kombëtare si modeli i FBI, do arrestohen politikanët shqiptarë si Alkapone

Byroja kombëtare si modeli i FBI, do arrestohen politikanët shqiptarë si Alkapone

52
0
Shares

Byroja Kombëtare e Hetimit do të mbështetet nga FBI amerikane do të jetë një institucion i pavarur dhe llogaridhënës vetëm para popullit shqiptar ka thënë Ambasadori Donald Lu. Politika po përpiqet ta përdorë debatin për arsye politike dhe u kërkoi të bien dakord ka thënë ndër të tjera ambasadori Amreikanë Donaold Lu.

Më tej ai tha se ky institucion duhet të krijohet në të njëjtën kohë me reformën në drejtësi

“Një njësi e pavarur hetimore për të luftuar korrupsionin dhe krimet e kryera nga zyrtarë të lartë. Ka një propozim që do të jetë pjesë e funksioneve të BKH sipas modeleve të FBI-së amerikanë. Po pse duhet të besojnë shqiptarët që këta policë duhet të jenë përtej ndikimeve të korrupsionit. Sepse SHBA do të investojë. Kemi vënë mënjanë miliona dollarë për të trajnuar policët. Trajnimi i tyre do të bëhet nga FBI.Një agjent I FBI do të vendoset në Tiranë

Deklarata e plote e ambasadorit

“Kur ishim në universitet, Hollëëood nxorri filmin e titulluar “The untouchables” ose në gjuhën shqipe “Të paprekshmit”. Aktori i famshëm shqiptaro-amerikan Robert De Niro luante rolin e gangsterit Al Capone. Historia zhvillohej mbi njësinë elitare hetimore të quajtur “Të paprekshmit”. Ata nuk ishin quajtur të tillë për shkak se qenë mbi ligjin por sepse ishin të iminizuar prej korrupsionit dhe frikësimit në një kohë kur Chicago ishte i mirënjohur për korrupsionin në nivele të larta dhe kontrollin e mafias të ngulitur thellë kjo njësi e pakorruptueshme e pavarur që ishte në gjendje të arrestonte Al Capone-n e famshme. Kjo është ajo që ne shpresojmë se do të krijohet në Shqipëri, një njësi e pavarur hetimore për të luftuar korrupsionin dhe krimet e kryera nga zyrtarë të lartë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY